E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albana Fico shpenzon 1.4 MLD Lekë në tenderin pa garë për materiale mjekimi
Lajme

Albana Fico shpenzon 1.4 MLD Lekë në tenderin pa garë për materiale mjekimi

Në spitalin e QSUT shpesh herë pacientët hasen me mungesë të medikamenteve apo materialeve të mjekimit, çka detyrohet t’i blejnë vetë kur shkojnë në spital. Ky është një problem që vazhdon prej vitesh, edhe pse në çdo vit drejtoria e spitalit me urdhër të Ogerta Manastirliut shpenzon miliarda lekë për të blerë materiale mjekimi.

Këtë herë drejtoresha Albana Fico ka firmosur kontratën me vlerë 1.4 miliardë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale mjekimi Stapler për QSU ‘Nënë Tereza’, për mbulimin e nevojave 24 mujore”.

Për të blerë këto materiale janë vënë në dispozicion 1.4 miliardë lekë, që shpresojmë këtë herë të bëhet furnizimi i nevojshëm i këtyre materialeve dhe pacientët të mos sorollaten për një fasho apo qetësues.

Ndërkohë, ajo që evidentojmë tjetër në këtë kontratë është fakti se procesi i tenderit nuk ka zbatuar rregullat ligjore. Sepse është dhënë pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. Sikur duket në dokumente, vetëm firma “O.E.S. DISTRIMED” sh.p.k në pronësi të Orjada Jahos dhe Ermal Rizat kanë paraqitur ofertë.

Madje oferta e tyre është në sa 100% e fondit limit, fakt që përbën shkelje. Sepse ligji kërkon që të merren parasysh oferta që nuk kalojnë 45% e fondit limit. Por, pavarësisht kësaj, Fico e ka shpallur fituese duke shkelur edhe rregullin e konkurrencës së lirë. Për shkak se duke qenë e vetmja kompani në garë, “O.E.S. DISTRIMED” nuk ka pasur konkurrentë për këtë kontratë.

Kështu Fico e mbylli këtë tender, si shumë të tjerë, duke shkelur dy rregullat bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike”. Çka hedh dyshime nëse këto para do të shpenzohen vërtetë për të blerë material mjekimi apo do shpërndahen për ata që janë përfshirë në këtë aferë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.