Situatë alarmante nga përmbytjet/ 300 persona të bllokuar nga uji
Situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura, sa vjen e përshkallëzohet.
Një denoncim ka mbërritur në emisionin “Opinion” ku thuhet se 300 persona janë të bllokuar në qendrën tregtare City Park, pa energji elektrike dhe të rrethuar nga uji. Nga të dhënat e para mësohet se ata janë punonjës të qendrës tregtare.
Mësohet se pas denoncimit një automjet i ushtrisë është nisur për të bërë evakuimin e personave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



