E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA rendit golin e Asanit për më të mirin e këtij raundi
Lajme

UEFA rendit golin e Asanit për më të mirin e këtij raundi

Shqipëria mori një fitore shumë të vyer ndaj Moldavisë me shifrat 2-0, që i jep vrullin e parë me qëllim Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Jasir Asani dhe Nedim Bajrami ishin autorët e golave që u shënuan të dy në pjesën e dytë.

Për tu mbajtur mend ishte ajo “perlë” e Jasir Asanit, i cili me një marrje të rrufeshme të topit lëshoi një goditje drejt e në trekëndësh, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar, që nuk lëvizi asnjë centimetër për të mbërritur atë gjuajtje të sulmuesit në Gjuangu në Kore.

Ky supergol i ish-futbollistit të Partizanit dhe Kisvardës nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, e cila e ka postuar në faqen zyrtare të “Euro 2024”, duke e dominuar mes golave më të bukur të javës.

SHIKO VIDEON E GOLAVE MË TË BUKUR

Golat e tjerë që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kas shqiptarë pafund që kanë komentuar në golin e Jasir Asanit, teksa votimi nuk ka përfunduar dhe me siguri edhe të tjerë do të ndihmojnë sulmuesin e kombëtares sonë për të marrë këtë çmim. Ndërkohë, Shqipëria ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe pas dy ditësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.