U përplas nga një motor, humb jetën këmbësori në Lushnje
Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motor.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnje. 37-vjeçari me iniciale L.D ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po lëvizte dhe ka përplasur këmbësorin 49-vjeçar me iniciale G.D.
Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet te spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



