Ishulli i parë në botë që ofron pushime pa telefona
Një ishull në Finlandë, i quajtur Ulko-Tammio, që ka vendosur të jetë zona e parë turistike në botë pa telefona. Përkundër kësaj, ishulli ende ka një rrjet celular funksional. Qëllimi i kësaj iniciative është të ndihmojë vizitorët të shkëputen nga pajisjet e tyre inteligjente dhe të përqendrohen në natyrë. Ishulli ofron shtigje ecjeje, kulla vëzhgimi të shpendëve dhe mundësi për të qëndruar gjatë natës në tenda ose kabina. Studime kanë treguar se një pushim dixhital mund të ketë përfitime të mira për shëndetin mendor dhe aftësinë tonë për të përqendruar vëmendjen.

Telefonat inteligjentë dhe kompjuterët dominojnë jetën tonë të përditshme. Të rriturit europianë kalojnë mesatarisht rreth gjashtë orë në ditë në ekranet e tyre. Por heqja dorë nga ‘scrolling’, klikimi dhe shtypja mund të kenë përfitime të mahnitshme të shëndetit mendor. Një studim i vitit 2022 zbuloi se pjesëmarrësit që morën një pushim njëjavor nga mediat sociale raportuan ‘përmirësime të rëndësishme’ në mirëqenien dhe cilësinë e gjumit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



