Deklarata e Gjicit në gjykatë: Unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë,s’kam shkelur ligjin
Zbardhet dëshmia e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili u arrestua të shtunën për llogari të SPAK-ut.
Gjici deklaroi se është ndëshkuar për veprimet që ka bërë, ndërsa pretendon se nuk ka kryer shkelje ligjore.
“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Jam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka theksuar ai.
Kujtojmë se ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit rëndojnë akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici e pësoi pas publikimit të një video-skandali ku u filmua duke kryer marrëdhënie në zyrë me një vajzë, Alma K., dhe pas aktit në videon e plotë, flasin për një tender për mbrojtjen e kafshëve.
Ai udhëzonte nënkryetarin e bashkisë Granit Gjana të ndiqte hapat ligjorë për projektin dhe në pak minuta vajza mbylli të gjitha procedurat për tenderin e qenve të rrugës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



