Emergjente në Gjirokastër/ Lumi Drino del nga shtrati
Ne Gjirokastër situata paraqitet kritike edhe në këtë qark, intesiteti i reshjeve vazhdon të jetë lartë. Ndërkohë, lumi Drino po kërcënon gjithë hapësirën veri-jug dhe pjesën lindore të lumit pasi ka dalë nga shtrati. Po ashtu liqeni i Viroit ka vërshuar në aksin nacional duke bllokuar qarkullimin rrugor dhe komunikimin midis zonave.
Forcat e emrgjencave civile janë në gatishmeri për të bërë pastrimin e rrugëve nga mbetjet dhe për të ndalur rrjedhjen e ujrave të liqenit. Në anën lindore të Drinos dhjetëra hektarë tokë është përmbytur nga reshjet e shiut, lumi ka vërshuar në rrugë e fusha bujqësore.
E bllokuar është edhe rruga rurale në komunën e Buzit, ndërsa tokat bujqësore në Dropull janë të përmbytura totalisht nga dalja e lumit Drino nga shtrati. Fshati Golem po ashtu është i bllokuar, inertet kanë rënë nga lartësitë duke bllokuar rrugën. Pjesa më e madhe e zonave përreth qytetit të Gjirokastër është në errësirë totale pas një defekti në rrjetin elektrik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



