E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ‘shoferi’ i furgonit në linjën Tiranë -Klos që shpërndante drogë në veri
Lajme

Arrestohet ‘shoferi’ i furgonit në linjën Tiranë -Klos që shpërndante drogë në veri

Një 36- vjeçar, i identifikuar si Yllson Dani nga Tirana, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.

Në kaudër të operacionit “Kamuflimi”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.