E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mitsotakis nga Brukseli flet për rastin’Beleri’: Jam i indinjuar nga qëndrimi i Shqipërisë
Bota

Mitsotakis nga Brukseli flet për rastin’Beleri’: Jam i indinjuar nga qëndrimi i Shqipërisë

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga Brukseli, “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i Qeverisë Shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit, Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës, ndërsa tha se kishte njoftuar homologët e tij për këtë rast.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale”.

Kryeministri grek e cilëson rastin Beleri si “goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane”, ndërsa thotë se kjo do të jetë një element i vlerësimit grek për rrugën evropiane të Shqipërisë

“Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.