Matjani dhe Hasalla tentuan të ekzekutonin kushëririn, para dy vitesh babai i të riut vrau vëllain e Laertit
muaj, më parë në 30 mars, Mariglen Matjani 28 vjeç dhe Laert Hasalla 30 vjeç qëlluan me armë një 22-vjeçar me inicialet M.H,.
E ndonëse objektiv ishte i riu, e plagosur në këmbë, mbeti halla e 22-vjeçarit, 60-vjeçarja Bajame Sejena e cila ndodhej në të njëjtin mjet me të riun, në momentin kur ndodhi ngjarja.
Sot pas 3 muajsh, Matjani 28 vjeç dhe Hasalla 30 vjeç janë arrestuar. Kujtojmë se Kastriot Hasalla, babai i 22-vjeçarit akuzohet për vrasjen e vëllait të Laert Hasallës, Romeo Hasallës, ngjarje që ndodhi 2 vite më parë.
Romeo i cili prej vitesh jetonte në Greqi, kishte vetëm 3 ditë që kishte ardhur për të takuar familjen. Vrasja e Romeos erdhi pas një konflikti mes kushërinjve Hasalla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



