Turi ballkanik , kryeministri Rama takohet me presidenten Osmani
Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me presidenten Vjosa Osmani gjatë vizitës së tij në Kosovë. Vizita e Ramës në Kosovë bëhet si pjesë e turit të tij në Ballkan, dhe pritet të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ende nuk ka konfirmim nëse do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri Rama u prit në aeroportin e Prishtinës nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Kujtojmë se në orët e para të paradites, Rama ishte në Shkup, ku takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



