E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama humor me gjuhën malazeze : ‘Mozha-Mozha’, gjuhë e çuditshme
Lajme

Rama humor me gjuhën malazeze : ‘Mozha-Mozha’, gjuhë e çuditshme

Kryeministri Edi Rama prej rreth 2 ditësh ka ndërmarrë një tur ballkanik, ku ka takuar homologët e tij nëpër vendet fqinje, përjashtuar Albin Kurtin e Kosovës, i cili refuzoi ta priste. Në axhendën e tij nuk ka munguar as takimi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ndërkohë që mbanin një konferencë të përbashkët, në të cilën i përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, Rama nuk ngurroi aspak t’i tregojë malazezëve se flasin një gjuhë të çuditshme, madje edhe i përqeshi në njëfarë mënyre.

“Ja , prap. Mozha-mozha, hajde, jepja mikrofonin tënd. Ballkani i hapur më ka ndihmuar mua të kuptoj disa fjalë nga kjo gjuha e çuditshme që flisni ju”, u shpreh ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë.

Në Malin e Zi flitet malazezishtja, që është një varietet i gjuhës serbo-kroate, e cila është edhe gjuha zyrtare e vendit. Siç tregon edhe vetë Abazoviç me të qeshurën e tij plot siklet, me siguri as gazetarët e pranishëm nuk janë ndjerë aspak mirë kur kanë dëgjuar kryeministrin tonë të bëjë “gallatë” me gjuhën e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.