E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS kreu i dhunës së FISIT RRAJA lë mandatin e deputetit nga urdhëri i Ramës
Politikë

Deputeti i PS kreu i dhunës së FISIT RRAJA lë mandatin e deputetit nga urdhëri i Ramës

Deputeti i PS Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin dhe është larguar nga Rilindja pas ngjarjes së djeshme. Fisi i tij rrahu pa mëshirë me shkopa bejsbolli dhe i drejtoi armën disa qytetarëve të cilët ishin ulur në kafe për të sqaruar një ngjarje që i prekte.

Në video teksa dhunojnë ankuesin shihen vëllezërit e Rrajës, Flamur dhe Xhelal Rraja e po ashtu i biri Rexhep Rraja.

Shkak për sherrin u bë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Vëllezërit Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre dhe u kishin dëmtuar shtëpitë.

Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, ndërmjetës i rastit, kur grupi i Rrajave mësyu lokalin dhe hallexhinjtë u kthyen viktima te një dhune barbare.

Videoja e publikuar nga fisi Rraja u bë virale në rrjetet sociale e postuar nga vetë këta të fundit. Djali i deputetit Rexhep Rraja është ende në kërkim nga Policia e Shtetit ndërkohë që emri i tij nuk figuronte në asnjë njoftim për mediat.

Deputeti i PS thotë se ka dështuar si prind dhe ndjehet i turpëruar nga i biri. Në deklaratën e tij, Rrahman Rraja i kërkon ndjesë Ramës për shqetësimin që i ka shkaktuar.

“Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im.

Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike.

Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir.

Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.