26 qershori 2014 “dita e vendosjes së sundimit të Mafias” në Shqipëri….
Armir Shkurti
Në shtator ’13 Rama, i sapozgjedhur kryeministër, deklaroi se për 300 ditë qeveria e tij do të merrte në dorë kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit. Në prag të këtij afati, në mes të ditës, në mes të Tiranës, në zemër të Bllokut KRIMI ekzekutoi një nga bankierët më të njohur në Shqipëri. “Ndodh edhe në botë e bëhen filma”! – do justifikohej ndonjë adhuruese e “Skënderbeut” aktual. Po! Ndodh. Ama nuk ndodh që edhe pas 9 vjetësh të mos dihet asgjë për këtë vrasje.
SEPSE KJO NUK ISHTE VRASJE!! ISHTE SPEKTAKËL PUBLIK I KRIMIT TË ORGANIZUAR PËR TI SHPALLUR BOTËS MBARË SE TASHMË ISHTE AI ( pra krimi i organizuar ) QË BËNTE LIGJIN DHE DO TË KONSOLIDONTE PUSHTETIN E TIJ KRIMINAL NË VITET PASUES.
I njejtë është edhe show i Borizanës me rrahje në grup me hunj e drunj. U rrahën barbarisht banorë që ankoheshin se një gurore e pushtetit po u shkatërronte shtëpitë dhe jetët. Më ndryshe: Populli guxoi të qahet në polici kundër pushtetit se pushteti po i vret për shkak të pasurimit të babzitur e të paskrupullt të tij. Atëhere pushteti zbret nga mali me hunj në dorë dhe bën për spital popullin.
A nuk është kjo historia e “Lanës”, “Astirit”, “5 majit”, Bërxullit….? Me hunj e dru barbarët e pushtetit kanë shembur shtëpi e kanë shkatërruar jetë për hir të pasurimit të atyre që realisht bëjnë ligjin e kanë pushtetet në vend?
Kullat, grataçielat, hekur- betoni janë përmendoret, harqet e triumfit e shtatoret e kësaj perandorie të krimit të organizuar që sundon Shqipërinë. Këta me kollare a me atlete që shihni në ekrane me titujt e frikshëm “kryeministër”, “deputet”, “SPAK”, “prokuror”, “gjykatës” , “polic” etj s’janë tjetër veç komedianë që i japin popullit shfaqjen që do, pas të cilës populli fle i qetë sepse këta i quan “shtet”. Jo padashje, në fushatën për të uzurpuar FSHF- në , Erion Veliaj u regjistrua të thotë: “….ne kemi KOQE ÇELIKU”. Është çelik nga çelik- betoni i “monumenteve” shumëkatëshe të Mafias që lan një pjesë të lekëve të gjakut në pallate.
Dje, kush e di përse, pushteti real në Shqipëri pati nevojë të tregonte dhëmbët. Mbase ngaqë zgjedhjet e kaluara kaluan pak si qetë dhe u duk se nuk ka më nevojë për hunj, grushta dhe gjak për ta marrë votën? Apo mbase diku nuk po e “njihte më qeni të zotin ” e i duhej treguar çifçinjve kush është zoti i çifligut? Apo u duheshin treguar çifligarëve fqinj ku i kanë sinorët? ….
Nuk i kam dot të gjitha pyetjet. Palé përgjigjet! Por regjistrimi në kamera dhe bërja publike e masakrimit kafshëror të dy njerëzve – popull nga një lukuni pushteti, s’ka tjetër mesazh veçse: “Ne do t’ju q*më, rrjepim, shkelim me këmbë dhe po guxuat të qani do t’ju marrim shpirtin si qen”!
Do të kalojë edhe kjo? Nëse po, ngjarja e Borizanës do ti shërbejë krimit të organizuar dhe Mafias në Shqipëri si një levë magjike për ta shtyrë shumë më thellë diktaturën e rrugës e rrugaçit, të fortit e kriminelit në Shqipëri. Nëse sot ti hesht për padrejtësitë që të bën shteti, nga dje ti do të heshtës edhe kur gango i lagjes do të të përdhunojë gruan e do të ta shembë shtëpinë, nga frika mos të të sakatojë apo edhe të të zhdukë fare. Nuk jemi shumë larg Meksikës si model. Aty “kryetar bashkie”, “prokuror”, “OPGJ”, “gjykatës” e “polic” në një lagje është një i vetëm, me “çuna problematikë”. Ata krijojnë hallet dhe ata ti zgjidhin.
Pra, për ta mbyllur: Kur të shohim sërish “parada” si e djeshmja, me dhunë kafshërore bëjmë gabim të shprehemi “s’ka shtet! Shteti ka rënë” etj etj. Në vend të kësaj idiotësie përpiqu të kuptosh: “ÇFARË KA DASHUR SHTETI TË NA TREGOJË? SI TË PËRSHTATEM UNË DHE FAMILJA IME ME “NORMAT E REJA ADMINISTRATIVE”?
Dhe, për ndonjë që vërtet do të futet në politikë dhe ka ideale të ndershme, këshilla e xhaxhi Mirit është:
- O bir! Këtu nuk është çështje “e majtë – e djathtë”, socializëm – kapitalizëm, lindje – perëndim. Është çështje KRIMI TË ORGANIZUAR! Është një pushtet i marrë me gjak. Këta pushtetarë , që s’dalin as në tv, as në konferenca, as në mitingje, kanë mbytur shqiptarë në det për parà. U kanë prerë fytin shqiptareve që s’kanë dashur të vazhdojnë prostitucioni, kanë djegur me benzinë atë që i ka vjedhur drogën, kanë ekzekutuar me eksploziv rivalët për të patur sot aq para sa ta bëjnë ti shpëtojë shurra që nga kryeministri e poshtë. Diktatura është regjim politik. Ndërsa ne sot sundohemi nga skllavëria e ligjeve të krimit të organizuar, drejtuar nga individët më të ndyrë nga çdo këndvështim. Kështu, xhan i xhaxhit! Në paç gjë megjithëmend, hapi sytë popullit e tregoi që është çifçi në çiflig të Mafias. Nëdaç koqe hekuri dhe ti, ik e shite byçën ke ATA. Do të të dhembë dikur, por sidoqoftë mirë ke me rrojt!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



