E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim me Ballën e Gjiknurin në vilën qeveritare
Lajme

Rama takim me Ballën e Gjiknurin në vilën qeveritare

Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e sotme me disa përfaqësues të Partisë Sociliste pas zhvillimeve të fundit në këtë forcë politike. Takimi u zhvillua në Vila 30, vila qeveritare. Në takim morën pjesë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja dhe Engjëll Agaçi. Ky takim vjen pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe propozimit të Taulant Ballës për ta zëvendësuar atë. SPAK ka kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij, të cilat u bënë publike gjatë kësaj dite. Kujtojmë se Bledi Çuçi u shkarkua pas skandalit të dhunës së ndodhur në Krujë, ku djali i tij dhe vëllezërit e ish-deputetit të PS-së përdorën dhunë fizike ndaj dy kushërinjve të fise Maja. Rrahman Rraja, i cili ishte ndër personat e përfshirë në këtë ngjarje, u dorëhoq nga mandati i deputetit dy ditë pas ngjarjes, ndërsa Bledi Çuçi u shkarkua nga posti i Ministrit të Brendshëm disa orë më vonë.

Qeveria ka dërguar ditën e sotme në presidencë propozimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Propozimi sipas presidencës ka mbërritur në këtë institucion rreth orës 14:00 të së hënës.

“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, ka njoftuar presidenca.

Presidenti ka afat deri në 7 ditë për t’u shprehur në lidhje me këtë propozim.

Balla pritet të zëvendësojë në postin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i cili u shkarkua pas terrorit të Rrajave në Fushë Krujë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.