Peleshi harxhon 433 MLN lekë për një ofiçinë, tenderi për dy oligarkët e ndërtimit
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shpenzuar 433 milionë lekë për të ndërtuar një ofiçinë, duke mbushur xhepat e dy oligarkëve të ndërtimit. Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama, po hetohet nga SPAK dhe i dorëzon vartësit e tij, Peleshi vazhdon të firmosë tenderë abuzivë. Tenderi në fjalë ka për objekt “Ndërtim ofiçine, në pronën nr. 149, Pezë – Helmës, Tiranë”, me një fond limit prej 411 milionë lekë pa TVSH (490 milionë lekë me TVSH). Në garën për këtë tender, vetëm dy firma, “NDREGJONI” sh.p.k dhe “UDHA” sh.p.k, u lejuan të garojnë dhe fituan me një ofertë prej 361 milionë lekë pa TVSH (433 milionë lekë me TVSH). Në listë, ka pasur të paktën 5 kompani që kishin paraqitur ofertat shumë më të lira se fituesit, por ato u përjashtuan nga gara. Kjo situatë përjashtimi i firmave më të lira dhe favorizimi i oligarkëve bën të dyshohet se Peleshi nuk po respekton ligjet. Firma “NDREGJONI” sh.p.k është në pronësi të Xhetan Ndregjoni, i njohur për marrjen e lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Vlorës. Ndergjoni ka statusin e “investitorit strategjik për projektin e investimit ‘Marina di Valona'” dhe do të përfitojë për 20 vjet nga ky projekt. “UDHA” sh.p.k, në anën tjetër, është në pronësi të Shkëlqim Kupës, i cili dikur ishte gomist, por me ndihmën e drejtorëve të Ramës, ka arritur të bëhet biznesmen. Artikulli mbyll me shpresën se një ditë Prokuroria do të hetojë këto afera dhe të marrë masa për ato.

Të ndërtosh një ofiçine në Pezë me këtë vlerë është një rast i mirë përfitimi. Kështu për këtë rast kanë paraqitur ofertat e tyre 12 firma. Por 11 prej tyre u përjashtuan nga gara me argumente të tipit; nuk kanë paraqitur dokumente për punë të ngjashme të kryera më parë në të njëjtin fond limit.
Pra, Peleshi as nuk e ka marrë mundimin të shqyrtojë ofertat më të lira për këtë shërbim. Por, i përjashtoi dhe i la rrugën hapur për fitore bashkimit të operatorëve “NDREGJONI” sh.p.k., dhe “UDHA” sh.p.k, me ofertë 361 milionë lekë pa TVSH (433 mln lekë me TVSH).
Sikur shohim në listë, të paktën 5 kompani kanë paraqitur ofertat shumë më të lira se fituesit dhe fakti që stafi i Peleshit nuk i ka shqyrtuar këto oferta përbënë shkelje ligji. Por, Peleshi e ka bërë zakon tashmë që kontratat ua fal në tavolinë oligarkëve të njohur që përpijnë fondet e ndërtimit.
“NDREGJONI” sh.p.k është në pronësi të Xhetan Ndregjoni, i cili nuk ka lënë leje ndërtimi pa përfituar nga Bashkia e Vlorës sidomos. Sakaq, kujtojmë se Ndergjoni gëzon statusin si “investuitor strategjik për projektin e investimit “Marina di Valona”, specifikisht për zhvillimin e njësive akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare”.Përmes këtij statusi ai do të vjelë para në Vlorë për 20 vjet.

Ndërkohë, edhe “UDHA” sh.p.k është në pronësi të Shkëlqim Kupës. I cili më parë njihej si gomist, por me ndihmën e drejtorëve të Ramës që i japin tenderë, tashmë u bë biznesmen. Shpresojmë që një ditë dora e Prokurorisë do kalojë dhe nga këto afera ku lundrojnë shumë peshq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



