E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u vu në pranga ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit!
Lajme

Si u vu në pranga ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit!

Dëmi përllogaritet deri në 234 milionë lekë

Hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrzit, Fran Tuci, u arrestua me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ai është akuzuar për shpërdorim detyre për shkak të abuzimeve të dyshuara me tenderin e një rruge. Në pranga ra gjithashtu administratori i njësisë së Iballë në Pukë, Ndoc Marku, për shpërdorim detyre, ndërsa në kërkim u shpall biznesmeni Durim Markgjekaj, i akuzuar për shkatërrim të pronës.

Hetimet kanë treguar se në territorin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrz është hapur një segment i ri rrugor, në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në fondin pyjor të kësaj bashkie. Vlera e dëmit të përllogaritur nga IKMT Shkodër është 234,007,500 lekë. Ish-kryetari Tuci, në bashkëpunim me ish-administratorin Marku, ka lejuar hapjen e këtij segmenti rrugor, i cili nuk ishte miratuar nga autoritetet kompetente.

SPAK thekson se punimet për hapjen e rrugës janë kryer nga Durim Markgjekaj, i cili ka shkaktuar shkatërrimin e pronës dhe shpyllëzimin e fondit pyjor pa leje nga organet kompetente. Arrestimi i Fran Tucit erdhi pas arrestimit të vëllait të tij Albert Tuci në vitin 2020 në kuadër të operacionit antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Opozita kishte kërkuar shkarkimin e tij pas arrestimit të vëllait. Masat e sigurimit të caktuara janë ekzekutuar nga Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datat 12 dhe 13 korrik 2023. Hetimet e vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rasteve të akuzave për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.