FSHZH 7 Miliard Lekë nga taksat e shqiptarëve për projektet e Rilindjes
Projekti i rindërtimit pas tërmetit dhe përmirësim i mirëqenies për qytetarët mbeten në plan të dytë për “Rilindjen”. Sepse qeveria ‘Rama’ dhe të gjithë ushtarët e saj janë punojnë për fasada dhe punë që bien në sy për propagandë. Këto projekte sa “për sy e faqe” i financon më së shumti Dritan Agolli me paratë e FSHZH që përfitohen nga taksat e qytetarëve.
Këtë herë, në një ditë ai ka shpallur dy tenderë me vlerë 7 miliardë lekë për të financuar projektet e “Rilindjes”. Tenderi i parë, i publikuar në buletinin e datës 10 korrik, ka si objekt “Ndërhyrje në ndërtimin e urave dhe nyejve lidhëse Faza II”. Deri më sot ndonjë plan për ura të reja nuk kemi parë, por të paktën të rikonstruktojë ato ekzistueset se po shemben sa herë vendi goditet nga moti i keq!
Tani që duhet pak reklamë, Agolli ka planifikuar të shpenzojë 2 miliardë lekë. Kjo shumë parash do të shkojë për shkuljen e barërave që kanë bllokuar urat dhe nyjet lidhëse, pasi prej vitesh nuk pastrohen. Ndërsa punime të tjera të planifikuara janë mbushje e urave me çakull dhe përmirësim i pjesëve metalike. Është e qartë që edhe ky tender është thjeshtë për pak beton e asfalt, që duken bukur!

Në të njëjtën ditë, Agolli ka shpallur edhe një tjetër tender, këtë herë për arnime. Po flasim për prokurimin me objekt “Ndërhyrje në infrastrukturë rrugore Faza II”. Në këto raste, shërbimi që behet është mbulimi i gropave në rrugë, që pas ca muajsh kthehen sërish në gjendjen e mëparshme, me pak fjalë bëhen arnime sa për të kaluar radhën e për të justifikuar paratë që dalin nga Thesari i Shtetit.

Ndërsa rrit numrin e kontratave, Agollo rrit dhe vlerën për to. Për të mbuluar gropat e propagandës, FSHZH do të shpenzojë 5 miliardë lekë. Për të dy tenderët, fituesi do të shpallet më datë 24 korrik. E thënë më qartë; dy nga oligarkët e tenderave do të marrin dhurata më datë 24 korrik. Besojmë që për kaq para gara do të jetë e ashpër, gjithmonë nëse Tani nuk i ka paracaktuar fituesit, ashtu sikur bënë rëndom me prokurimet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



