E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projektligji i Koçit dhe Beqirajt  për Akademinë e Shkencave, të lënë  Gjinushin kryetar të përjetshëm
Lajme

Projektligji i Koçit dhe Beqirajt për Akademinë e Shkencave, të lënë Gjinushin kryetar të përjetshëm

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Ata kërkojnë që kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi të ketë të drejtë të rrijë në krye të institucionit edhe pasi të përfundojë mandatin e tij. Projektligji synon lejimin e kryetarit të Akademisë të kandidojë për një mandat të dytë dhe heqjen e kufizimit të moshës së tij deri në 75-vjeç. Reagimi i akademikut Artan Fuga ka qenë ironik, duke shprehur që deputetët kanë kërkuar heqjen e të gjitha neneve që kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar, dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari të kenë të drejtë të rizgjidhen edhe pas 75-vjeç, deri në 750-vjeç.

Postimi i plotë i akademikut Arran Fuga

Ka gjysmagjel, por ka edhe gjysma-ligj!

Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, sikurse marr vesh nga shërbimet e sekretarisë të Kuvendit, paskan kërkuar që nga projektligji që kanë dorëzuar prej muajsh për akademinë e shkencave, të hiqen gjithë nenet që kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar dhe të lënë vetëm nenet që kërkojnë që kryetari dhe zëvëndëskryetari i Akademisë së Shkencave të kenë të drejtë të rizgjidhen dhe të jenë në detyrë edhe pas 75 vjec deri në 750 vjeç!

Te votohet në Komisionin e Medias dhe Edukimit të hënën! Para marsh!

Gjithë të tjerat gjysmagjelit nuk i interesojnë fare!

Të shohim a do ta bëjë Kuvendi i Shqipërisë këtë turp!

Pak ditë më parë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe Medias, për të mbrojtur një projektligj të inicuar nga deputetë të Partisë Socialiste, i cili i jep mundësinë që të kandidojë për një mandat të dytë. Gjinushi e mbrojti fort projekligjin, dhe u përfshi në debate me deputetët e opozitës.

Ai nuk pranoi sugjerimin e relatores së komisionit, Ina Zhupa, që para se të votohej të zbatohej proceduara e marrjes së mendimit nga Këshilli i Ministrave, për efektet financiare të projekligjit. Ligji në fuqi nuk e lejon atë të rikandidojë për një mandat të dytë radhazi, ndërsa propozimi i deputetëve socialistë parashikon të drejtën për të kandiduar për dy mandate të njëpasnjëshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.