Studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë të enjten
Si grup interesi, kemi të drejtën ligjore të jemi të pranishëm
Studentët e mjekësisë janë shprehur se nuk u është lejuar të marrin pjesë në Komisionin që po diskuton projektligjin për të detyruar ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ata kanë kërkuar të jenë sërish pjesë e Komisionit si grup interesi, pasi kanë të drejtën ligjore të jenë të pranishëm në debatet për këtë projektligj.
Studentët njoftuan se, pas kësaj pengese, kanë vendosur të organizojnë një protestë të enjten për t’i kundërshtuar këto masat. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës në këtë proces dhe kanë kërkuar një zë në debatin publik.
Një studente u shpreh se kërkesa e tyre për të qenë pjesë e komisionit nuk është as pranuar dhe as refuzuar në komisionin e kaluar, por sot ata nuk janë lejuar të futen brenda. Ata i bëjnë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen në protestën e cila do të zhvillohet para parlamentit në orën 09:00 të enjtes.
Ndërkaq, ministria Evis Kushi ka shprehur se i kupton studentët, por e ka vlerësuar si një nevojë për t’u shërbyer qytetarëve sistemi i shëndetësisë dhe është kujdesur të theksojë rëndësinë e kësaj inicative për t’u përmirësuar dhe për të ofruar shërbime cilësore në fushën e shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



