Ukrainë, Zelensky akuza Rusisë: Po vë në shënjestër qëllimisht infrastrukturën e lidhur me marrëveshjen e grurit
Raporti i fundit nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tregon se sulmi i fundit në Odesë synonte të shkatërronte infrastrukturën e lidhur me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, pasi Rusia vendosi të tërhiqej nga nisma të hënën. Presidenti Zelensky akuzoi terroristët rusë për sulmin dhe theksoi se kjo nuk ishte vetëm një goditje kundër Ukrainës, por edhe kundër çdo vendi që dëshiron një jetë normale dhe të sigurt. Ushtria u udhëzua të forconte mbrojtjen e njerëzve dhe infrastrukturës portuale, ndërsa ministria e jashtme u dha udhëzime për të intensifikuar kontaktet me partnerët ndërkombëtarë për të shtuar presionin ndaj shtetit terrorist. Sulmet vazhduan për dy netë rresht me breshëri raketash lundrimi dhe drone sulmuese Shahed.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



