E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjenerali ukrainas: Rusët janë gjysmë të rrethuar në Bakhmut, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi
Bota

Gjenerali ukrainas: Rusët janë gjysmë të rrethuar në Bakhmut, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi

Trupat e Ukrainës kanë bërë një shtytje të përtërirë për të rimarrë qytetin e Bakhmutit, dhe tani forcat ruse janë “gjysmë të rrethuara”, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës.

“Për momentin, vendosja e trupave ruse i ngjan një harku, të përqendruar në Bakhmut. Dhe ato janë nën gjysmërrethim. Epo, është e pamundur të mos përfitosh nga kjo”, i tha BBC-së gjenerali Oleksandr Syrskyi.

Bakhmuti ishte fokusi i konfliktit më intensiv për muaj të tërë, ku të dyja palët pësuan humbje të mëdha.
Por gjeneral Syrskyi pretendon se trupat e tij do të jenë në gjendje të rimarrin Bakhmutin me humbje 10 herë më të vogla se ato që pësuan forcat e Wagnerit që tentuan të pushtojnë qytetin.

Ai tha se rimarrja e qytetit do të ishte me vlerë simbolike dhe strategjike për Ukrainën. Kundërofensiva e Ukrainës përgjithësisht konsiderohet të jetë duke lëvizur ngadalë deri më tani, kurse komandanti tha se Kievi po vuan nga një disavantazh për sa i përket artilerisë, forcave ajrore dhe pajisjeve të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.