FOTO/ Ky është shqiptari Kastriot Periku, që vari veten në stacionin e policisë greke
Raportohet se personi në foto është 52-vjeçari Kastriot Periku, i cili vjen nga Skrapari. Ngjarja ka ndodhur në rajonin e policisë në Kalkidha, Greqi, kur ai u gjet i varur në birucën e paraburgimit me një çarçaf. Deri më tani, ende nuk janë zbuluar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës të së enjtes, më 20 korrik, në një rajon 70 km në veri-lindje të Athinës. Autoritetet po hetojnë rreth kësaj ngjarjeje dhe shqiptari pritet të dërgohet në gjykatë për masat e mëtejshme të sigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



