E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrogozhinë,, kryeson bindshëm kandidati i PS
Lajme

Rrogozhinë,, kryeson bindshëm kandidati i PS

Drejt përfundimit numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur pas mesnate, vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se po numërohet kutia e fundit, teksa kryeson Edison Memolla i PS.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Mësohet se në Kryevidh ku ka mbaruar numërimi, më 14 maj fitoi Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ me rreth 200 vota. Ndërkohë në zgjedhjet e djeshme, fitues në këtë zonë rezultoi Edison Memolla i PS me 60 vota.

43 kuti të numëruara nga 54

Edison Memolla PS 5765 vota

Shkelqim Hoxha BF 4441 vota

***

Kujtojmë se proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme, si në rastin e fotografimit të votës apo votim familjar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.