Apeli i shton 5 vite me shumë Agron Tanushit që vrau kunatën me dy urdhra-mbrojtje
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur një dënim prej 28 vitesh burg për Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij, Jetmira Hasanin, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë. Ky vendim ka ardhur pas ankimimeve nga mbrojtja e autorit dhe familjarët e viktimës, ndërsa gjykatësit e Apelit vendosën një dënim 5 vjetë më të rëndë se vendimi i parë, rritur kështu masën e dënimit për të akuzuarin.
Nëna e Jetmira Hasanit ishte pranë në gjykatë për të dëgjuar vendimin mbi dënimin e atij që i kishte marrë jetën bijës së saj. Ajo shprehu dhimbjen e saj për humbjen e të bijës dhe kërkoi drejtësi për vrasjen e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



