VIDEO/ Conference League, Ibraimi i jep fitoren Strugës
Struga ka triumfuar 1-0 ndaj Buducnost në shtëpi, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League. Sukses i rëndësishëm ky për skuadrën nga Maqedonia e Veriut, që shkon në ndeshjen e kthimit me avantazhin në xhep.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 30-të, kur Besart Ibraimi me një gjuajtje tokazi mposhti portierin Pavlicic. Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por ekipet nuk konkretizuan dot. Takimi vendimtar do të mbahet pas një jave në Malin e Zi, teksa të besuarit e Shpëtim Duros do kërkojnë kualifikimin në turin e 3-të të Conference League.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



