E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Genc Sejko publikon një shkrim të fshirë ku denoncohet korrupsioni me fondet e BE-së për bujqësinë
Lajme

Genc Sejko publikon një shkrim të fshirë ku denoncohet korrupsioni me fondet e BE-së për bujqësinë

Genc SEJKO

Çohet gazeta Dita (simotra e Zërit të Popullit) dhe shkruan një artikull shumë të mirë ku denoncon korrupsionin me fondet e bujqësisë. Në artikull shkruhej (them shkruhej se nuk shkruhet më, sepse artikulli tashmë është fshirë) që fondet e BE-së për bujqësinë janë përdorur për të ndërtuar vila në plazh nga të cilat kanë përfituar ndër të tjerë edhe pronarë mediash dhe analistë. Për fat të mirë, tekstin e artikullit e kam unë dhe po e postoj këtu. Sëbashku me link-un që nuk hapet më. Kujdes nga ANAListët!!! Sidomos nga ata që janë në opozitë me qeverinë por vilën në plazh e kanë dhuratë nga kjo e fundit.

https://gazetadita.al/fondet-ipard-i-moren-per-bujqesi-i-investuan-ne-vilat-private-ne-dhermi-dy-biznesmene-te-njohur-shqiptare-ne-listen-e-hetimeve-te-olaf/

Rreth 40 ekspertë pritet të vijnë në Shqipëri për të verifikuar destinacionin e fondeve të programit IPARD.

Brukseli njoftoi pak ditë më parë Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

“Disa projekte të financuara si pjesë e programit IPARD II u gjetën me parregullsi, të tilla si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false etj,” shkruhet në letrën e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare.

DITA mësoi se dy nga projektet më problematike i përkasin rivierës shqiptare konkretisht në Dhërmi dhe Ksamil.

Në rastin e Dhërmiut, fondet që në letra rezultojnë për bujqësinë kanë shkuar për ndërtime vilash private. Në krye të këtij mashtrimi të hetuar nga OLAF janë dy biznesmenë të njohur. Të përfshirë janë dhe dy analistë të medias, që kanë përfituar vila në zonë.

Një tjetër projekt me devijime të rënda është zhvilluar në Ksamil, nga dy shtetas të huaj.

Në qershor 2020, OLAF angazhoi edhe prokurorinë e posaçme, përmes një informacioni dhe kërkese për hetim të fondeve të IPARD II.

Çështja u regjistrua fillimisht në SPAK dhe hetimet u ndoqën nga prokurori Klodian Braho. Por dy vjet pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK shpalli moskompetencën./DITA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.