Avokatët e Arben Ahmetaj Ankimohen Në Gjykatën e Apelit për sekuestrimin e pasurive
Avokatët e Arben Ahmetaj kanë vendosur të ankimojnë në Apelin e GJKKO-së vendimin e SPAK për sekuestrimin e dy llogarive bankare dhe një pallati në pronësi të familjes “Shallvaret” në kryeqytet. SPAK kishte marrë masën e sigurimit pasuror, duke sekuestruar në total 6 pasuri, përfshirë 4 apartamente (një prej tyre ishte përdorur si AirBnB) dhe 2 llogari bankare të vlerësuar në 124,300 Euro, të cilat janë të lidhura me personin nën hetim, Arben Ahmetaj.
Ndërkaq, Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar por Avokati i ish-zv.kryeministrit bëri të ditur se ai ndodhet aktualisht në Britani .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



