E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braçe ngre zërin për monopolin e shërbimeve spitalore
Lajme

Braçe ngre zërin për monopolin e shërbimeve spitalore

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar hetim nga Autoriteti i Konkurrencës për tregun e shërbimeve spitalore në vend. Braçe shkruan se ‘paguaj ose vdis’ është kriminale dhe monopoli i shërbimeve spitalore duhet luftuar me çdo kusht.

Një thirrje e dëshpëruar e një artisteje ka hapur një debat të thellë për situatën ku gjendet sistemi shëndetësor në vend, pasi ajo po kërkon 19 mijë euro për të shpëtuar jetën e bashkëshortit të saj, aktorit Genci Fugës, i njohur për talentin e tij në vend. Mediat kanë denoncuar  monopolin  e spitaleve private për operacionet jetëshpëtuese dhe mungesën e vullnetit që ky shërbim t’i ofrohej qytetarëve nga shteti.

Deputeti socialist Erion Braçe reagoi me shqetësim dhe bëri thirrje për monitorim dhe hetim urgjent. Ai nënvizoi se konkurrenca nuk ekziston më në shërbimet spitalore private dhe tha se tregu është përqendruar në një dorë. Braçe sugjeroi masat e domosdoshme dhe urgjente, duke përfshirë modernizimin e sektorit publik dhe luftimin e monopolit dhe abuzimit me këtë pozitë në një sektor jetik. Ai theksoi se është e rëndësishme të investohet më shumë në shëndetësi dhe të sigurohet që këto shërbime të jenë të drejta dhe të arsyeshme për qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.