E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjatet Paraburgimi i Alda Klosit, Avokati Kritikon Mungesën e Provave
Uncategorized

Zgjatet Paraburgimi i Alda Klosit, Avokati Kritikon Mungesën e Provave

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur të zgjatë afatet e hetimeve dhe paraburgimin e ish-zyrtares së Ministrisë së Financave, Alda Klosit, me 3 muaj, pasi ka pranuar kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i Alda Klosit, Arbër Hoxha, ka reaguar ndaj kësaj vendimi dhe ka shprehur se kërkesa e klientes së tij ishte që të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë për shtyrjen e hetimeve. Ai ka vënë në dukje se vazhdon praktika qëndro në burg, sa të gjejmë prova lundër teje, ndërkohë që duhet të funksionojë e kundërta.

Avokati Hoxha ka kritikuar faktin se, për 6 muaj të hetimit, nuk ka pasur asnjë provë, asnjë hetim konkret për origjinën e parave të gjetura në shtëpinë e Rozerta Dobit.

Alda Klosi është akuzuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, por avokati i saj thotë se autoritetet nuk kanë paraqitur prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.