E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjergj Luca pas sulmeve të papabaza padit në SPAK për shpifje, shantazh e gjobëvënie
Uncategorized

Gjergj Luca pas sulmeve të papabaza padit në SPAK për shpifje, shantazh e gjobëvënie

Ashtu siç edhe paralajmëroi, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dorëzuar sot në SPAK një padi për sulmet e pabaza ndaj tij, bërë nga gazetarët GJergj Zefi dhe Adriatik Doçi, të dy të dënuar më parë për shfifje dhe fyerje. Ndaj tyre ka dhjetra gjyqe në gjykatën penale dhe civile dhe gjithashtu edhe kallzime dhe hetime në prokurori.

Në një prononcim për mediat para gjykatës, Luca deklaroi se Gjergj Zefi dhe disa gazetarë të tjerë janë duke hedhur llum drejt figurës së tij, duke bërë dallavere e pisllëqe.

Ai i akuzon këta gazetarë për shpifje, fyerje, shantazh dhe gjobëvënie. Luca deklaroi se shtysën për të ngritur padinë e mori pas një lumi shpifjesh ndaj tij.

“Të kesh gjithë këto kamera, ndihem pak si i emocionuar, si VIP politike. Erdha këtu për të ruajtur fytyrën time.

Nuk dua ta kthej personale, dua të hap një betejë për të gjithë mediat e tallavasë që juve nuk ju nderojnë. Personalisht ia drejtoj Gjergj Zefit dhe të gjithë Gjergj Zefave të këtij vendi, të gjithë dallavereve që mundohen të bëjnë pisllëqe në këtë vend.

Konkretisht nuk di nga t’ja filloj për të që para kaq vitesh që është marrë me mua non-stop, por kur lexova artikullin e fundit, që isha një organizues i një grupi të madh kriminal, që isha një trafikant i regjur, që bëja të gjithë kokainën dhe drogën në të gjithë Ballkanin, deri në Austri, kur kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve nga ky grup kriminal, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit, mu duke kaq burrë i fortë dhe burrë me vlera sa erdha të lodh veten para shtetit tim, para gjykatës këtu mbrapa që po i kthen besimin shqiptarëve dhe para gjykatës që mendoj se ne njerëzit që punojmë do nma kthejë dinjitetin.

Dhe kërkova që unë të gjykohem nga shteti im, a jam unë ky që shkruhet në këtë artikull, apo ky njeri duhet të gjykohet për shpifje, për poshtërsi, për grabitje, për gjobëvënie”, theksoi sipërmarrësi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.