E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është autori që qëlloi me armë në lokalin plot me  njerëz në Pejë
Uncategorized

FOTO/ Ky është autori që qëlloi me armë në lokalin plot me njerëz në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku Tush Frroku dyshohet se ka hyrë brenda një lokali me klientë dhe ka qëlluar me armë zjarri një person. Të tmerruar njerëzit u ngritën nga tavolinat ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me armën në dorë. Plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi plagëve. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 Gusht) rreth orës 16:50 në rrugën “Leonard Palucaj”.

Sipas policisë së Kosovës, Tush Frroku gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës ka grabitur automjetin e një qytetari dhe është larguar drejt Gurrakocit. Blutë e Kosovës janë në ndjekje të tij dhe kanë gjetur makinën e braktisur në fshatin Kosh-Istog, por autori i dyshuar është ende në kërkim.

Autori i dyshuar quhet Tush (Nue) Frroku, lindur më 25.06.1975 në fshatin Kosh-Istog. Ai është i kërkuar për veprën penale të “Vrasjes”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e tij dhe t’i lajmërojnë autoritetet nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.