E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet punonjësi i Gardës me armë zjarri pa leje
Lajme

Arrestohet punonjësi i Gardës me armë zjarri pa leje

Një punonjës i Gardës së Republikës, Kristjan Gjini, është arrestuar pasi u ndalua me një armë zjarri pa leje në makinën e tij. Ai gjithashtu u gjet me dy aparate telefonikë gjatë kontrollit. Drejtori i Përgjithshëm i Gardës ka firmosur përjashtimin e tij nga radhët e Gardës. Ai është akuzuar për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.