E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan
Uncategorized

Policia konfiskon mbi 1200 fishekë në Zveçan


Policia e Kosovës ka konfiskuar municion të dyshuar në sasi prej mbi 1200 fishekësh këtë të hënë.

Në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan forcat policore kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 fishekësh.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore.

Javën e kaluar Policia e ka gjetur në Mitrovicë të Veriut edhe një laborator droge, në të cilin ka pasur pajisje për mihje të kriptovalutave.Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta sidomos në maj dhe qershor të këtij viti.

Zveçani, bashkë me Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, janë komuna të banuara me shumicë serbe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.