Rama i ka dhënë koncensione edhe Vasil Naçit
Vasil Naçi është ndoshta biznesmeni shqiptar më popullor, për shkak të angazhimit në programin e trajnimit “Rruga drejt suksesit”, ku përmes ligjëratave është përpjekur të frymëzojë dhe motivojë njerëz për t’u ngritur në fushën personale dhe profesionale.
Por ajo që është propaganduar me kujdes për Vasil Naçin nuk është e vërteta e plotë. Dhe një e vërtetë e pjesshme në gazetari konsiderohet më shumë se sa një gënjeshtër e mirëfilltë.
Vasil Naçi është përfitues dhe shftytëzues i disa pasurive publike, përmes kompanisë Agna, me nipt J62903631L, në të cilën ka 32.5 % të aksioneve.
Ky fakt nuk e bën dosmosdoshmërisht zhvatës apo të korruptuar, por mund ta përfshijë në rrethin e oligarkëve, një oligark që mban leksione.
Kompania Agna, themeluar në vitin 1993, është bashkëpronare në mazhorancë e kompanisë Energo-SAS, e cila është përfituese e koncensionit për ndërtimin dhe shfrytëzim i hidrocentralit të Sasajt në Sarandë, i inaguruar nga Sali Berisha në qershor të vitit 2012.

Koncensioni është denoncuar në media si një krim mjedisor, me pasojë tharjen e lumit të Kalasës dhe ujëvarën e Bakajt.
Teksa Naçi vijonte leksionet frymëzuese si të bëhesh i suksesshëm, peshqit po përpëliteshin për ujë në lumin e Kalasës.
Kompania Agna ka 95 % të aksioneve në kompaninë Hydroborsh, e cila kafituar koncensionin e hidrocentraleve Fterë dhe Fterë 1, me ndikim negativ në mjedis.
Agna ka 90 % të aksioneve edhe në kompaninë Hidrobegaj, përfituese e koncensionit të hidrocentralit Begaj. 5 % të aksioneve i ka kompania ALPOWER, me pronar të vetëm Vasil Naçin.
Shoqëria Agna ka gjithashtu 33 % të aksioneve në kompaninë GRABOVA HYDROPOWER, përfituese e koncensionit të hidrocentralit të Grabovës në Gramsh.
Biznrsmeni i ‘Pepsit’ ka përfituar gjithashtu leje nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për kulla dhe rezidenca, ndërsa nuk ka evidenca për përfitim tenderash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



