E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Presidenti serb i ofron ndihmë qeverisë Rama
Lajme

Përmbytjet/ Presidenti serb i ofron ndihmë qeverisë Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas përmbytjeve katastrofike që e kanë goditur Shqipërinë.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiq ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjevem shkruan “Zeri.info”m që në vijim raporton se: Presidenti Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare, transmeton lajmi.net.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier. Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Shirat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit kanë bërë që lumenjtë të dalin në shtretërit dhe të përmbyten fshatra të tërë në jug të Shqipërisë.

Deri me tash janë evakuuar mbi 300 familje në afërsi të lumit Vjosa, rreth 120 kilometra në juglindje nga Tirana.

Kryeministri Rama ka thënë se mbi 6400 shpëtimtarë, policë dhe ushtarë po përballen me situatë kritike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.