E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata liron këngëtaren Enca që u kap me  bimë narkotike në ballkon
Lajme

Gjykata liron këngëtaren Enca që u kap me bimë narkotike në ballkon

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiajn, edhe pse prokuroria kishte kërkuar që ajo të mbetej në burg.

Këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk foli. Më herët ajo kishte deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

ëngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.