E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 200 të arrestuar nga operacioni antidrogë, goditen 23 grupe kriminale në vend
Lajme

Mbi 200 të arrestuar nga operacioni antidrogë, goditen 23 grupe kriminale në vend

214 persona kanë përfunduar në pranga në operacionin antidrogë të finalizuar mëngjesin e sotëm në vend.

Në një konferencë për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se fokusi i operacionit ishte goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera.

Në total, Rrumbullaku tha se janë lëshuar 296 masa sigurie ‘arrest në burg’ dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. Prej tyre, janë ekzekutuar 214 masa sigurie ‘arrest me burg’, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim.

Sipas Rrumbullakut, një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.

Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.