Flakët shkrumbuan pallatin, banorët: Zjarri nisi në apartamentin e doktorit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin që shkrumboi plotësisht një pallat 10-katësh mesditën e sotme te Rruga e Kavajës.
Banorët e zonës duke folur për mediat kanë treguarse pallati është ndërtuar nga një biznesmen vlonjat, por mendohet se pallati nuk ka ende hipotekim.
Ata thonë se në fillim zjarri ka nisur në katin e 10-të të pallatit, aty ku banon një doktor. Sipas tyre shkak për zjarrin është bërë një furrë por pa specifikuar çfarë lloji.
Në përhapjen me shpejtësi të flakëve në katet e tjera të pallatit ka ndikuar edhe fasada. Ekspertët do të zbulojnë përbërjen e materialeve të përdorur në fasadë dhe nëse pallati ka patur të instaluar sistemin anti-zjarr.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



