E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Veliaj bën vetëm show, qendra e Tiranës qelbet nga plehrat
Lajme

FOTOT/ Veliaj bën vetëm show, qendra e Tiranës qelbet nga plehrat

Plehrat kanë pushtuar Muzeun Kombëtar në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë. “Tirana qyteti më i pastër në rajon”, kështu deklaroi kryebahskiaku Erion Veliaj në nëntor të vitit 2022, por sipas qytetarit kjo nuk është e vërtetë kur sheh rrugët e papastra të Tiranës.

Denoncuesi shkruan se fotot i ka realizuar në orën 13:00, pra në një të drekës dhe zona në fjalë lë për të dëshiruar për turistët që e vizitojnë, pasi plehrat të krijojnë një panoramë aspak të këndshme.

Plehrat kanë pushtuar qendrën e Tiranës, por në periferi, imagjinojeni vetë se si paraqitet situata. Sipas qytetarit kur Veliaj deklaron publikisht se Tiranën është e pastër është show i tij, pasi në të vërtetë kryeqyteti po qelbet në mbeturina dhe askush nuk pyet për pastrimin e saj.

Ndërkohë vlen të theksohet se taksat e qytetarëve në Tiranë shkojnë në ‘xhepin’ e buxhetit të shtetit, por përsëri kryeqyteti ka një sërë problemesh, përfshirë këtu papastërtinë në lagje, rrugë e sheshe.

Qytetari:

Pershendetje. Kjo foto me pamje plehrash eshte perballe Muzeut Kombetar ne sheshin”Skenderbej” Tirane kryeqyteti i cili sipas njoftimit te Bashkise eshte nder qytetet me te pastra ne Evrope. Fotoja eshte realizuar nga ora 13 e dites. Aty kalojne me dhjetra turiste dhe shohin nje”Shqiperi te paster”. Plehra ne qender te Tiranes po ne periferi te saj… Mos e pyet! Keto vetem bejne show Tv dhe per pastrimin e qytetit nuk pyesin.Taksat tona vidhen. Ku po shkojme si komb? Vajmedet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.