E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kurti flet për takimin në Bruksel: U gjenda përballë një skenari, plani që propozova unë shpërfillje e koordinuar
Lajme

Kurti flet për takimin në Bruksel: U gjenda përballë një skenari, plani që propozova unë shpërfillje e koordinuar

Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit evropianë në Bruksel është gjendur përballë një skenari që Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë.

Sipas Kurtit qëndrimi i Borrell dhe Lajçak ishte që Asociacioni të ishte prioritet dhe heqja e neneve defakto.

Sa i përket propozimit të bërë nga Kurti tha se ishte shpërfillje e koordinuar. 

“Në takimin e parë m’u kërkua të kaloj me proces negocimi. Ju bëra të qartë se një hap i tillë nuk mund të merret pa një plan të plotë. Ju bëra të qartë të dy përfaqësuesve se hapi i parë është dakordësimi dhe nënshkrimi i një marrëveshje bazike. Qëndrimi i Borrell dhe Lajçak ishte që Asociacioni të ishte prioritet dhe heqja e neneve defakto. Në takimin e dytë atë trilateral ku ishte dhe presidenti i Serbisë u ekspozova përballë një skenari që Lajçak dukej se e kishte dizajnuar kohë më parë. Ju propozova një plan ku ishte një shpërfillje e koordinuar. Ata thanë se plani ishte jorealist dhe e vetmja rrugë përpara është zbatimi i pikës së asociacionit të komunave. Çdo pikë e planit tim buronte nga shkronja e secilit nen të marrëveshjes bazike”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.