E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lejoi operacionet e paligjshme, shkon në gjyq Drejtoresha e Spitalit Memorial në Fier
Lajme

Lejoi operacionet e paligjshme, shkon në gjyq Drejtoresha e Spitalit Memorial në Fier

Drejtoresha e Spitalit Memorial të Fierit, Rudina Degjoni, është dërguar për gjykim penal nga prokuroria e Fierit për shkeljet që ka bërë në bërë në këtë spital publik duke lejuar kryerjen e operacioneve të paligjshme jashtë çdo standardi teknik dhe ligjor me rreziqe serioze për jetën e pacientëve.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit specifikohen të gjitha arsyet e kërkesës së prokurorisë ndaj znj. Degjoni. Në të thuhet:

“Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka  përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases Rudina Degjoni, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurorimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurorimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një institucioni shëndetësor publik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.