E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtësia e Re ka një ‘Tigër’, del në përgjimet e partnerëve
Lajme

Drejtësia e Re ka një ‘Tigër’, del në përgjimet e partnerëve

U mbush vendi plot me tigra.

Në qeveri.

Në drejtësi.

Në polici.

Në ekonomi.

Në medie.

Nëpër banda dihet.

Jo vetëm në qeveri kishim tigrin Arben Ahmetaj, por edhe në drejtësi simbolet e të fortëve kanë përfaqësuesin e tyre. Kanë “Tigrin” që u mbaron punë bandave, por jo ai i qeverisë i njohur publikisht dhe në kërkim ndërkombëtar sot.

Nuk është as shaka as diversion. Në përgjimet e “Metamorfozës” të pandehurit thonë ndër të tjera për një vendimmarrje të vështirë, “…vetëm në foltë tigri me të..” Lexohet në vendime kthjellët.

Ky hetim duket se ka regji të rreptë qeverie. Autoritetet partnere e kanë saktësuar kush është personazhi me këtë pseudonim. Ai është një funksionar i lartë i drejtësisë së re, që nuk është i vetmi, që përdoret nga grupet kriminale.

Dyshimet e hetimit e gjejnë këtë “reformator” dhe si ndërmjetës të shpeshtë në çështjet e vetingut, të cilin dhe vetë e ka kaluar ndonëse ishte i fortpërfolur nga kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Një tjetër funksionar i lartë i drejtësisë është në një tjetër dosje në një histori pazaresh që SPAKU ia “dhuroi” prokurorisë së Tiranës, për ta pushuar. Ka një presion të madh të qeverisë e pushtetit për të mos u hapur kjo pusetë, sepse ajo përmbys shumë emra të drejtësisë së re dhe punët e paligjshme që kanë kryer për qeverinë.

Por edhe nëse flirtojnë me SPAK autoritetet franceze, holandeze, kanë një alternativë B për ti bërë publike. Për procedurë, materialet kanë ardhur nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, në formën e kërkuar nga ligji. Në këto fashikuj të cilat sa vinë e shtohen ka edhe kafshë të tjera të pyllit të Mafies si luanesha e sorkadhe të KPK e KPA, KLGJ, KLP, ILD, dhe ne katër nivelet e Gjyqësorit. Edi Rama shkatërroi dhe mori peng sistemin qe të mbronte veten dhe sulmonte kë të donte.

Presim nga SPAK nëse do zbulojë përfshirjen e tigrit. Në të kundërt do të na e thonë francezët…Kjo histori është edhe dashuri në kohë vetting.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.