VIDEO/ Thirrjet e serbëve në ndeshjen me Man.City: “Kosova është Serbi”

Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Etihad” u luajt ndeshja mes Manchester City dhe Crvena zvezda e vlefshme për grupet e Champions League.

Kjo ndeshje u fitua nga “citizens” me rezultatin 3-1 por serbët e Crvena zvezda morën vëmendje në një tjetër mënyrë.

Edhe në Angli, në stadiumin e Manchester City nuk kanë munguar thirrjet e serbëve: Kosova është Serbi!

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, por shpresojmë që UEFA të marrë masa ndaj tyre pasi edhe ndeshja Rumani-Kosovë u ndêpre pak ditë më parë për shkak të thirrjeve të tilla.

Publikuar nga Publik Media