Analistët: Çfarë pritet të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë
Analistët vlerësojnë sulmin e fundjavës në Kosovë si një ngjarje që sposton kontestin ndërmjet Kosovës dhe Serbi nga dialogu i lehtësuar nga bashkësia ndërkombëtare për normalizim mes dy vendeve në çështje urgjente të sigurisë, por edhe që i jep fund mendimeve në Serbi se me forcë mund të arrihet ndonjë rezultat në Kosovë.

Analistë në Beograd vlerësojnë se sulmi i grupit të armatosur serb në Kosovë, nuk ishte i papritur, por një ngjarje e paralajmëruar, që pritet të ndryshojë parametrat e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, duke krijuar një realitet krejtsisht të ri mes dy vendeve.
“Do të jetë shumë e vështirë të menaxhohen dy gjëra, fillimisht, reagimi shovinist, etno-nacionalist rreth humbjes së kontrollit të territorit në pjesën veriore të Kosovës, gjë që ka ndodhur në realitet… Në këtë moment, përqëndrimi është në sigurinë dhe kjo nuk është gjë e keqe, sepse më në fund njerëzit do ta kuptojnë që zgjidhja nuk vjen me konflikte, me dhunë dhe këtë duhet ta pranojnë. Jam i bindur se shumica e njerëzve që jetojnë në Beograd e pranojnë realitetin – realitetin që asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë,”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



