Gjin Guri në konflikt me nipin për pronën dhe probleme me drogën
Gjin Guri, një personazh i njohur më Shkodër por edhe për policinë, i ka shpëtuar një atentati në Dukagjin.
Por në këtë atentat në rrugën që të çon në malin Shosh, mbeti i vrarë babai i tij Zef Guri.
Deri më tani dyshimet janë se shkak për atentatin ku në shënjestër ishte Gjin Guri, janë bërë problemet me drogën. Por përveç kësaj po hetohet edhe pista e konflikteve me nipin e tij për çështje pronësie.
Kjo pasi, 10 vite më parë, më 13 tetor të 2013 në sallën operative të Policisë Shkodër është njoftuar se në fshatin Nicaj, komuna Shosh, Gjin Guri ka qëlluar në oborrin e tij me armë zjarri nipin, Petrit Guri.
Ky i fundit bashkë me të ëmën, Katerina Guri dëshmuan në polici që shkak i konfliktit mes tyre ishte një mosmarrëveshje për vendin ku kullosnin lopët.
Deri më tani për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme nuk ka asnjë të dyshuar. Gjin Guri është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar nga 4 plumbat që ka marrë, 3 në trup dhe 1 në kokë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



