E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjen reagimi i Vuçiç për  ish-nënkryetarin e Listës Serbe  që pranoi se organizoi dhe mori pjesë në sulmin terrorist në veri të Kosovës
Lajme

Vjen reagimi i Vuçiç për ish-nënkryetarin e Listës Serbe që pranoi se organizoi dhe mori pjesë në sulmin terrorist në veri të Kosovës

Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate, Vuçiç tha se “e ka parë versionin e shkurtuar” të deklaratës së Milan Radoiçiçit dhe ka përsëritur se ai do të duhet t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve shtetërore.

“Unë thjesht do të lexoj letrën. Jam i sigurt që autoritetet duhet të bëjnë pyetje, nëse prokurori do ta ndjekë penalisht, kjo nuk është një pyetje për mua.

Çdo gjë shkon sipas procedurës. Nëse dikush mendonte se ai do të ikte apo do të fshihej, kjo nuk ndodhi. Ai është krenar për atë që ka bërë. Nuk mendoj se dikush ka të drejtë të vrasë dikë, do të duhet të bëhen disa pyetje, ndoshta ai nuk ka marrë pjesë në atë akt, kjo është një pyetje e prokurorisë. Unë di që policia duhet të mbledhë informacione, pastaj vjen prokurori dhe merr vendim”, ka thënë Vuçiç, përcjell N1.

Kujtojmë se Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.