Gazetari Artan Hoxha me anë të një shënimi në llogarinë e tij në FB hedh poshtë zërat se hetuesit e SPAK mund të kenë nxjerrë videot nga dosjet dhe telefonat skyeCC . Hoxha sqaron se ky lajmni bujshëm nuk ka burime nga SPAK, duke aluduar për prokurinë e Kurbinit.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar lidhur me një deklaratë të ekspertit të Sigurisë, Ervin Karamuço, i cili tha se janë zbuluar disa video erotike, të vazjave që janë personazhe të njohur televizive.
Sipas tij, telefonat që kanë përdorur këtë aplikacion nuk mund të përdornin komunikim me video si dhe gjithashtu thotë se nuk ka mundësi që videot të kenë rrjedhur nga zyrat e SPAK apo BKH-së.
Statusi i gazetarit Artan Hoxha :
Nje lajm i bujshem u shpernda dje ne mbremje.
U tha se, SPAK ka çkoduar telefonin me programin e kriptuar skyeCC, te nje personazhi te rendesishem te krimit te organizuar.
Brenda ketij telefoni jane gjetur video te personazheve shume te njohur te televizioneve shqiptare dhe showbizz.
U aludua se behet fjale per telefonat e nje personazhi shume te njohur, i cili rezulton i zhdukur, duke patur parasysh Ervis Martinajn.
Nje sugjerim,
se pari: Telefonat qe kane perdorur aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund te perdornin komunikim ne video, madje nuk mund te benin transferim videosh nga nje telefon ne tjetrin.
Pra, keto video qe aludohet se jane gjetur ne telefonin skyeCC, thjeshte nuk mund te gjenden ne keto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte perdorimin apo transferimin e video-ve.
Se dyti: Keto video nuk ka mundesi te kene “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficeret e BKH-se, pasi hetimin per zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit ne fjale behet me dije se jane dorezuar aty nga te aferm te viktimes.
Jeta vazhdon….