Presidenti i FSHF Duka : Çekia kundërshtari i fortë, për t’u respektuar, por jo për t’u pasur frikë!
Në një intervistë për median Armando Duka ka një MESAZH PËR EKIPIN PARA NDESHJES ME ÇEKINË – “Unë kam qenë i kënaqur me atmosferën në skuadër pas ndeshjes me Çekinë. Shkova në dhomat e zhveshjes i lumtur, pasi morëm një barazim të rëndësishëm, por nuk i gjeta duke festuar dhe më thanë që do të gëzojnë vetëm kur të sigurojnë kualifikimin. Djemtë janë të gjithë shumë profesionistë dhe në Çeki nuk shkohet për të festuar me një barazim. Kundërshtari është i fortë, për t’u respektuar, por jo për t’u pasur frikë. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të marrim maksimumin, Është një ndeshje që ka tre rezultate brenda”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



