E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E barazoi në minutën e 95-të, Milan nuk fiton as ndaj Beneventos, ekipit më të dobët në Serie A
Sport

E barazoi në minutën e 95-të, Milan nuk fiton as ndaj Beneventos, ekipit më të dobët në Serie A

Largimi i Montellas dhe emërimi i Gennaro Gattusos nu ka ndryshuar asgjë për sa i përket arritjes së rezultateve për Milanin. Përkundrazi, ekipi legjendar Italian ka barazuar me skuadrën e Beneventos, ekipit më të dobët në Serie A që vinte në këtë takim me një bilanc katastrofik, në 14 takime nuk kishte marrë asnjë pikë.

Por edhe ndaj Beneventos Milan nuk bëri kthesën që pritej, mbase edhe fati kësaj here nuk ishte me tap or kuqezinjtë u barazuan në minutën e 95-të me një gol të portierit të ekipit kundërshtarë Alberto Brignoli. Giacomo Bonaventura shënoi përe Milanin në minutën e 38-të, ndërsa në minutën e 50-të barazoi George Puscas.

Nikola Kalinic i çoi shifrat në 1-2 në të 57-n dhe u duk se trajneri i ri do ta niste mbarë, porn ë minutën e 95-të portieri e Beneventos shokoi kuqezinjtë duke barazuar rezultatin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.